Arbëri

Nis takimi i drejtuesve të institucioneve të vendit

Ka nisur takimi i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me drejtues të institucioneve.

Në takim janë ftuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Behgjet Pacolli, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, Besnik Tahiri dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Të pranishëm sot janë të gjithë përveç Shpend Ahmetit.

Në takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.