Arbëri

Mustafa thotë se s’votojnë asnjë marrëveshje për dialogun nëse nuk është edhe e opozitës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje për dialogun Kosovë-Serbi, nëse nuk është edhe e opozitës.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se LDK mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj karshi bisedimeve me Serbinë.

Mustafa deklaroi se partia që ai e drejton nuk do ta votojë asnjë marrëveshje për dialogun, pa pasur një marrëveshje paraprake.

Sipas tij, Samiti i Berlinit bëri që presidenti të fillojë ta korrigjojë idenë e tij për ndryshimin e kufijve.