Arbëri

Ambasada e Francës me konferencë dhe ekspozitë shënon 20-vjetorin e luftës në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Ambasada e Francës në Kosovë do të organizoj një ekspozitë me fotografi të Hazir Rexhes dhe me reportazhe të luftës, për nderë të shënimit të 20-vjetorit të luftës.

Kjo ekspozitë do të hapet pas konferencës e cila do të mbahet në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të Frëngjishtes të Kosovës me temën “ Kosova ashtu siç e kanë ëndërruar”.

Ekspozita do të mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe do të jetë e hapur nga 6 maji deri më 8 maj.

Po ashtu më 6 maj një debat do të organizohet në Aleancën Franceze të Kosovës.

Image