Arbëri

Aneks-marrëveshja për demarkacionin - “e pabazuar” në Kushtetutë

I “pabazuar” në Kushtetutën dhe në ligjet e Kosovës është vlerësuar propozimi i deputetëve të LDK-së që Projektligjit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t’i shtohet edhe një aneks tjetër i marrëveshjes, sipas të cilit Marrëveshja fillestare do t’i nënshtrohej edhe një herë rishikimit, shkruan sot Koha Ditore.

16 deputetë të LDK-së kanë kërkuar prej Qeverisë të arrijë një marrëveshje shtesë me Malin e Zi, që pas një viti Marrëveshja me Malin e Zi të rinegociohet. Kjo kërkesë është bërë, ani pse Mali i Zi ka ratifikuar Marrëveshjen e arritur me Kosovën, pa kurrfarë aneksi. Përfaqësues të opozitës dhe juristë thonë se kjo kërkesë nuk ka bazë në Kushtetutën dhe në ligjet e Kosovës.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.