Arbëri

Zejna: Mbështesim Gjykatën Komerciale, por të trajtohen gjyqtarët e stafi mbështetës

Isuf Zejna nga OJQ “Demokracia Plus”, ka folur për prokurimin, mbikëqyrjen dhe dështimet.

Sa i përket prokurimit, në Express Intervistën në KTV, ai ka thënë se ka nivel të madh të pandëshkueshmërisë, e fajin kryesisht e ka lënë te gjykatat e prokuroritë.

“Në prokurim publik, asnjë investim s’mund të kryhet pa garancione”, ka thënë ai, duke iu drejtuar rasteve të fundit në Klinë e Shtime, ku në rrugë të asfaltuara ka mbirë bari e lule.

Zejna thotë se problemi me gjykata e prokurimin publik është shumë problem i madh.

Punëdhënësi thotë se nuk e përcjell gjithë ecurinë e punëdhënësit, për ta parë mbikëqyrur deri në fund punën e tyre.

Zejna ka thënë se ka tender të shumë që jepen të mbyllur dhe pa transparencë.

Sa përket Gjykatës Komerciale. Ka thënë se janë pro kësaj gjykate, por që sipas tyre do të merret me kontekste civile.

“Jemi pro themelimit që do të merrej me gjykimin e kontesteve civile. Por duhet patjetër të bëhet trajnimi i ekspertëve, gjykatësve e stafit mbështetës sepse s’i kanë as njohurit themelore”, tha ai.

Thotë se presioni tek zyrtarët e lartë e prokurimit e gjyqtarëve, vjen nga zyrtarë të lartë politikë.

Sipas tij, financat e partive politike janë të pabesueshme dhe jo transparente.

Ka folur për monitorimin që po bëjnë nëpër komuna. Ai ka thënë se më transparentja është Prishtina, sidomos në prokurim publik. Por ka shtuar se janë gjetur shumë probleme, megjithatë, edhe në Prishtinë. Menaxhimi, thotë se s’qëndron shumë mirë as në Prishtinë.