Katër paralajmërimet e DASH-it për rreziqet nga sulmet terroriste në Kosovë

02 maj 2017 22:42

Për të katërtën herë në 12 muajt e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka paralajmëruar qytetarët e saj, për rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve terroriste përgjatë Evropës, raporton KTV.

Megjithëse nuk përmendet asnjë shtet evropian si cak i mundshëm i organizatave terroriste, përmenden sulmet në disa shtete, që, sipas Departamentit, tregojnë për kërcënimin e vazhdueshëm.

“Rishtazi, incidentet e raportuara në Francë, Rusi, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se Shteti i Islamik, al-Qa’ida dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë aftësinë për të planifikuar dhe ekzekutuar sulmet terroriste në Evropë,” shkruan ndër të tjera në paralajmërim.

Shtetasve amerikanë u shpjegohet se në fokus të ekstremistëve, mbesin lokacionet turistike, ndërtesat qeveritare e qendrat tregtare, për çka u kërkohet vigjilencë e shtuar, në veçanti në sezonin veror.

Në Kosovë, në muajin e kaluar pati paralajmërime për sulme të mundshme, çka çoi në mobilizimin e institucioneve të sigurisë, derisa vitin e kaluar, u parandalua një sulm terrorist në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë e Izraelit, që rezultoi me arrestimin e disa kosovarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme