Bulliqi: Ky version i demarkimit të kufirit duhet të tërhiqet

02 maj 2017 19:02

Propozimi i 17 deputetëve të LDK-së drejtuar kryeministrit, ka marrë vëmendjen dhe po shqyrtohet nga kreu i ekzekutivit dhe koalicionit qeverisës, raporton KTV.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu.

Në përgjigjen me shkrim, Abdullahu ka thënë se propozimi është diskutuar edhe me faktorin ndërkombëtar dhe me partitë e tjera në koalicion.

Ndryshe nga Salihaj, deputeti më i zëshëm i LDK-së kundër ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, thotë se kjo marrëveshje nuk mund të rinegociohet.

Bulliqi deklaron se ky version i demarkimit të kufirit duhet të tërhiqet, pasi është bërë gabim.

KTV-ja ka kontaktuar edhe deputetë të tjerë të LDK-së, por që nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Ndërsa, deputetja e “Vetëvendosjes” Albulena Haxhiu, e sheh si lojë politike propozimin e deputetëve të LDK-së.

Edhe dy partitë e tjera opozitare, AAK-ja dhe Nisma, kundërshtojnë këtë ide të deputetëve të LDK-së. Të vetmen zgjidhje e shohin tërheqjen e Qeverisë nga kjo marrëveshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme