Arbëri

Kosnett flet hapur, thotë se ndaj vendimeve të padrejta duhet protestuar paqësisht

Për zgjim qytetarë i ka ftuar kosovarët ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë diskutimit “Fol Hapur”, Kosnetti ka thënë se qytetarët duhet të flasin e protestojnë në mënyrë paqësore për padrejtësitë dhe për pasurimin e zyrtarëve publikë.

“Ka shumë mjete që qytetarët e Kosovës kanë në dispozicion për t’i sfiduar vendimet e Qeverisë, që ata i konsiderojnë të padrejta. Flisni, organizohuni, protestoni. Flas si mik i Kosovës, si përfaqësues i vendit, i cili ka çështjet e veta ligjore dhe politike. Mendoj se në demokraci një oligarki mund të marrë kontrollin vetëm nëse njerëzit e lejojnë atë”, ka thënë Kosnett.

Protestën e së premtes të paralajmëruar nga Vetëvendosje kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ambasadori Kosnett e ka quajtur e drejtë e secilit për të protestuar në mënyrë demokratike.

paqësore janë një aspekt i demokracisë dhe partitë politike dhe organizatat e tjera duhet të kenë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Po ashtu, dua të them se u shokova kur kuptova që partitë politike ishin angazhuar në vepra të dhunshme në Kuvend, për shembull gazi lotsjellës. Këto veprime ndikojnë keq në reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori amerikan ka bërë një varg kritikash për funksionimin e sistemit të drejtësisë, punësimet familjare e politike nëpër borde e agjenci të pavarura.

Ai ka përmendur emërimin pa meritë dhe kualifikim të Naser Shalës në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës.

I pari i SHBA-së në Kosovë, tha se numri i veteranëve të luftës është rritur jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë.

I rezervuar për të dhënë përgjigje u tregua kur u pyet për ish-prokurorin Special, Elez Blakaj, dhe për punën aktuale të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Përveç kritikave, ambasadori Kosnett ka lavdëruar institucionet e Kosovës për transparencë në prokurimin publik dhe për miratimin e Ligjit për sinjalizuesit.