Arbëri

Nis protesta e opozitës në Shqipëri, Basha marshon me protestuesit në Milot

Descriptive Text

Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila është shtrirë në pesë qarqe të vendit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Milot ka marshuar me protestuesit.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në Durrës.

Protestohet në të njëjtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, në aksin Durrës-Kavajë, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në autostradë në Milot./ Tch