Arbëri

Ministri Abrashi tregon për trajnimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Descriptive Text

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka treguar se ditë më parë ka marrë pjesë në rastin e përmbylljes së projektit “Fokusimi në aftësitë – Rritja e punësimit të grupeve në nevojë”, përkrahur nga BE.

Ai thotë se “People in Need Kosovo” dhe partnerët implementues “HandiKos” dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, përmes këtij projekti kanë arritur të trajnojnë mbi 150 persona me aftësi të kufizuara, të punësojnë 33 persona në biznese private, dhe të mbështesin 13 biznese të personave me aftësi të kufizuara.

“Projektet konkrete si ky dhe iniciativat ligjore të ndërmarra dëshmojnë se me partneritet mund të avancojmë drejtat dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri”, ka deklaruar Abrashi përmes një statusi në Facebook.