Arbëri

Në Ditën e Tokës bëhet thirrje për kujdes ndaj mjedisit

Descriptive Text

Me mbjellje të fidanëve të rinj e aksione pastrimi të organizuar nga përfaqësues të nivelit lokal dhe qendror është shënuar Dita Botërore e Tokës, e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e mjedisit.

Kjo tregon që Kosova vazhdon të përballet me ndotje të lartë të ambientit dhe nuk ka asnjë përparim në zgjidhjen e problemeve mjedisore që ndikojnë direkt në shëndetin e qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Për gjendjen e mjedisit në Kosovë është folur edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2018.

Aty thuhet se në fushën e mjedisit Kosova nuk ka shënuar progres, dhe problemet serioze mjedisore vazhdojnë të ndikojnë në jetesën dhe shëndetin e popullatës. Sipas këtij raporti, inspektoratet mjedisore nuk kanë staf dhe kapacitet dhe nuk janë në gjendje të sigurojnë zbatimin e efektshëm për ndalimin e “krimit mjedisor”.

Sistemi aktual i menaxhimit të mbeturinave të ngurta, sipas këtij raporti, në Kosovë është i paqëndrueshëm në kuptimin mjedisor. “Korniza ligjore është pjesërisht e përafruar, por mbeturinat mbesin njëri prej problemeve më madhore në Kosovë. Shumica e rrjedhave të mbeturinave përfundojnë në deponi të ligjshme e të paligjshme. Grumbullimi i mbeturinave duhet të zgjerohet më tutje”, thuhet në raportin e KE-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)