Arbëri

Seanca për të dyshuarit e ISIS-it, Arijan Kryeziu mbrohet në heshtje

Descriptive Text

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur seanca dëgjimore për tre personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu dhe Visar Qukovci, ku pritet t'iu vazhdohet paraburgimi.

Ndërsa, të miturit Rexhë Tafaj, dje i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ahmet Tahiri, avokat i Arijan Kryezit tha se e kundërshtojnë kërkesën e Prokurorisë Speciale.

"Ne si mbrojtje normalisht e kundërshtuam këtë kërkesë për faktin se nuk janë përmbushur elementet e parapara me nenin 1 të Republikës së Kosovës, përfundoj tashmë seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe po presim vendimin... kushtet e veçanta, si vendbanimi, identitet i të pandehurit, rrezikshmëria e veprës penale", tha ai, raporton Kosovapress.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të klientit të tij, ai tha se duket që është mirë. I pyetur se a është shprehur i penduar, ai tha se Arijan Kryeziu ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

"Klienti im është mbrojtur në heshtje", ka përfunduar ai.

Ndryshe, ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS.