Arbëri

“Kosova ktheu tetë autobusë me serbë që shkonin në mitingun e Vuçiqit”

Foto: Koha

Tetë autobusë me serbë nga tri komuna serbe nga jugu i Kosovës që ishin nisur për të marrë pjesë në mitingun e sotëm që mbahet në Beograd, janë kthyer nga pika kufitare në Konçull, njofton agjencia serbe e lajmeve b92.

Kryetari komunës së Vitisë, Sërgjan Nikoliq, sipas kësaj agjencie, ka thënë se “arsyetimi për kalimin e kufirit është se shoferët e autobusëve nuk kanë pasur dokumentacion të duhur për autobusët me pronarë shqiptarë”, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Mbështetësit e Vuçiqit mblidhen në Beograd


Nga Anamorava janë nisur 24 autobusë, e udhëtarët nga autobusët e kthyer me siguri se në Beograd do të shkojnë me kombibusë ose me automobila privatë.

“Mund të na kthejnë, mund të na ndalojnë së shkuari, por një gjë duhet ta dinë - nuk mund të na ndalin ta duam Serbinë tonë dhe presidentin tonë”, thuhet në kumtesën e kryetarit të komunës së Vitisë.