Arbëri

Haradinaj e quan inkurajuese renditjen e Kosovës në vendin e 75-të për liri të shtypit

Foto: Koha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur inkurajues raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij” i cili ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mediet e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime, transmeton Koha.net.

Sipas tij, një peizazh i medies solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekët në një drejtim të mirë.