Arbëri

Këto janë shkeljet që u bëhen punëtorëve në sektorin privat

Kushtrim Shaipi nga Koalicioni për Dialog Social, në debatin e sotëm me temën “Shkeljet e së drejtës së punës” në “Puls” të KTV-së, ka thënë se shkeljet më të mëdha në sektorin privat janë të shumta.

“Gjysma e pagës i jepet kesh e gjysma në banka, ju mohohen pushimet vjetore, pushimet javore, festat zyrtare, i detyrojnë të punojnë 6 ditë në jave. Një sektor i cili është pozitë shumë të vështirë janë taksistët, dhe kjo pasi atyre, në ndërrimin e natës iu bie të ngasin nga 14 orë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, u shpreh Shaipi.

Alush Sejdiu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) tha se të shkelur janë edhe kamarierët në Kosovë të cilët, në masë të madhe, nuk kanë të drejtë pushimi ditor, javor, mujor apo vjetor.

E po ashtu, një problematikë tjetër në sektorin privat janë punëtoret femra shtatzëna, të cilave, sipas Sejdiut, u shkelen shumë të drejtat në punë.