Arbëri

Nënkryetari i BSPK-së kërcënon me protesta të gjata

Sonte në “Puls” të KTV-së u diskutua për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në vendin e punës. Të ftuar ishin Alush Sejdiu, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Kushtrim Shaipi nga Koalicioni për Dialog Social.

Nënkryetari i BSPK-së, Alush Sejdiu, tha se nuk e justifikon mospunën e BSPK-së por as të degëve dhe shoqatave sindikale.

Ai tha se Sindikata nuk ka nevojë të ndahet në shoqata për arsye të interesave dhe tekeve të dikujt, “por të bashkohemi që të jemi më të fuqishëm”.

Alushi po ashtu tha se kushtet e punës së punëtorëve janë të pakënaqshme dhe theksoi se në protestat e ardhshme do të kenë përkrahje të ndërkombëtarëve.

“Ne e shohim se në çfarë gjendje punojnë dhe jetojnë punëtorët dhe ne, kur të dalim në protesta, më nuk do të dalim me një gjysmë ore por me përkrahje ndërkombëtare do të vazhdojmë më ditë dhe javë të tëra për shkak të kushteve të rënda”, u shpreh Alushi.


Nënkryetari i BSPK-së kërcënon me protesta të... by kohanet