Arbëri

Aparati për diagnostikimin e leukemisë ka gjashtë vjet që nuk funksionalizohet

Shkaku i neglizhencës së menaxhmentit të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka gjashtë vjet që ka mbetur jashtë funksionit aparatura për diagnostikimin e hershëm të leukemisë.

Flow Cytometri është aparatura më e sofistikuar e QKUK-së për diagnostikimin e hershëm të leukemisë. Analiza e cila kryhet nga ky aparat në Maqedoni dhe në Shqipëri kushton 600-700 euro, shkruan sot Koha Ditore.

QKUK-ja është institucioni i vetëm shëndetësor në Kosovë i cili e posedon këtë aparaturë. Ajo i është dhuruar si donacion nga organizata joqeveritare “ Ndihmë Fëmijëve me Kancer” (NFK). Drejtuesi i kësaj organizate, Ilir Gorani, ka deklaruar se për përdorimin e kësaj aparature janë trajnuar dy mjekë, por ende nuk ka filluar asgjë.

Për shkak të mosfunksionalizimit të aparaturës shoqata po i dërgon analizat e fëmijëve në një spital në Austri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)