Arbëri

Meta bën thirrje për protestë paqësore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje që protesta e opozitës që po zhvillohet në Tiranë, të vijojë në mënyrë paqësore dhe të evitohen konfrontimet.

“Protesta të vijojë paqësore dhe të evitohen konfrontimet”, ka thënë ai.

Demonstruesit e opozitës së bashkuar janë mbledhur sot pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë, transmeton atsh.

Protestuesit, disa prej të cilëve edhe të maskuar, kanë ndezur flakadanë, ndërsa disa të tjerë kanë hedhur shashka, tymuese, kapsolla dhe bojë në drejtim të policisë dhe të godinës së Kryeministrisë.