Arbëri

Bërnabiq: Qëndrimi i Serbisë i qartë, Kosova ta heqë taksën, pastaj dialogu

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se për t’u vazhduar dialogu me Kosovën, ajo duhet ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, transmeton Koha.net.

“Ky është minimumi që mund ta kërkojmë. Serbia javën e shkuar ka dhënë edhe një sinjal shumë të madh dhe për të treguar se sa i rëndësishëm për ne është bashkëpunimi rajonal, edhe pse Kosova s’e respekton marrëveshjen e CEFTA-s: Ne kemi nënshkruar marrëveshjen për roaming sepse i është i rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik e rajonal”, ka thënë Bërnabiq për TV Prva.

E pyetur se çfarë pret nga takimi i Berlinit më 29 prill, ajo ka thënë se i intereson të dijë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët evropianë për këtë temë.