Arbëri

Murati: Serbia po tenton deligjitimimin e shtetit tonë duke shfrytëzuar ligjet e Kushtetutën tonë

Descriptive Text

Kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim Valon Murati, në profilin vet të Facebookut ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili i ka udhëzuar Listën Serbe si të veprojë për ta vazhduar bojkotimin e institucioneve të vendit, transmeton Koha.net.

Ka shkruar se ftesa e Vuçiqit Listës Serbe për të dalë në zgjedhje, për t’i fituar ato dhe pastaj për të dhënë dorëheqje, është një lojë që Serbia ka kohë që po e luan dhe synojë ta luaj me Kosovën për shkak që korniza e saj kushtetuese dhe ligjore e mundëson këtë.


Lexoni: 

Vuçiq: Serbët në Kosovë të votojnë, të japin dorëheqje, dhe kështu, gjithmonë


Ky është postimi i Muratit:

Presidenti serb Vuçiq e paska bërë të qartë taktikën serbe për zgjedhjet në veri. Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, t’i fitojë ato, dhe të nesërmen të japin dorëheqje. Kjo është një lojë që Serbia ka kohë që po e luan dhe synojë ta luaj me Kosovën për shkak që korniza e saj kushtetuese dhe ligjore e mundëson këtë. Me mekanizmat dhe instrumentet ligjore dhe kushtetuese të Kosovës ta delegjitimojë dhe defunksionalizojë shtetin e Kosovës sa më shumë. Kjo bëhet e mundshme mbi të gjitha për shkak të Kushtetutës së Kosovës, përvjetorin e së cilës e festuam para disa ditësh. Por kushtetutat e ligjet, nuk janë të përjetshme e as nuk duhet të trajtohen si të ngurta. Kushtetutat e ligjet duhet t’u përshtaten rrethanave shoqërore dhe vullnetit të qytetarëve. Kur kushtetuta është në shpërputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, ndryshohet kushtetuta e jo qytetarët. Kështu, ne kemi nevojë që duke mos qenë të ngurtë e mendjeshkurtër, të kuptojmë nevojën e ndryshimeve kushtetuese”.