Arbëri

Nesër në Tiranë protesta e radhës e opozitës, policia në gjendje gatishmërie

Descriptive Text

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës përpara Kryeministrisë në orën 18:00 të pasdites. Kjo do të jetë protesta e tretë para Kryeministrisë dhe e teta në total e organizuar nga PD-ja me LSI-në duke shtuar edhe tubimet para parlamentit gjatë seancave plenare.

Për protestën e nesërme, dihet fillimi në orën 18:00, por jo fundi, policia ka filluar marrjen e masave konkrete.

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës përpara Kryeministrisë në orën 18:00 të pasdites. Kjo do të jetë protesta e tretë para Kryeministrisë dhe e teta në total e organizuar nga PD-ja me LSI-në duke shtuar edhe tubimet para parlamentit gjatë seancave plenare. Për protestën e nesërme, dihet fillimi në orën 18:00, por jo fundi, policia ka filluar marrjen e masave konkrete.

Kamera sigurie, dron, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në cdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme.

Paraditen e sotme janë pastruar kamerat e sigurisë për të pasur një fokusim të qartë, për të shmangur ngjitjen e protestuesve, shtyllat janë lyer me graso, ndërsa është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.

Pjesë e masave të policisë pritet që të jetë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën 'Ismail Qemali', 'Ibrahim Rugova' lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme.