Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.
Në këtë drejtim, Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ad-hoc parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.
Kryetarët e Grupeve Parlamentare do t’i propozojnë Kuvendit të krijojë një Komision ad hoc në një nga seancat e ardhshme plenare. Ata gjithashtu kanë rënë dakord që në kuadër të Komisionit ad hoc parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të EUSR/Shefes së Ambasadores Nataliya Apostolova të BE-së dhe Ambasadorit Jaan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së.
“Kryetarët ë Grupeve Parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore”, thuhet në një komunikatë për media të Shefave të GP-ve.
-
11 prill 2019 11:55
-
Shpërndaje në: