Arbëri

Holanda thotë se shtetasit shqiptarë s’mund të marrin azil në këtë vend

Descriptive Text

Ministri holandez i Sigurisë, Mark Harbers, në një konferencë për shtyp ka folur për fenomenin e migracionit të paligjshëm.

Ai ka thëne se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për këtë problem deri më tani ka qenë i frytshëm, ndërsa paralajmëroi se “nuk ka shans që qytetarët shqiptarë të marrin azil drejt Holandës”.

“Shqiptarët përbëjnë gjysmën e emigrantëve që tentojnë të kalojnë në Britani. Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil këtë vit është rritur. Emigrantët e paligjshëm ka rrezik të shfrytëzohen gjatë udhëtimit të tyre”, ka thënë ai, raporton tch.

Ai shtoi se Shqipërinë e konsiderojnë një vend të sigurt, por se qëndrimi zyrtar i Holandës është që të ruajnë sistemin pa viza me Shqipërinë.