Opozita tashmë e ka hartuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Megjithatë, ende nuk i kanë siguruar 40 nënshkrimet e nevojshme për të proceduar më tutje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, një gjë të tillë thonë se do ta bëjnë javën e ardhshme.
Në arsyetim të këtij mocioni, të hartuar nga Nisma për Kosovën, AAK-ja dhe Vetëvendosje, thuhet se Kosova tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike dhe me institucione jofunksionale.
Zgjidhjen e situatës në vend, opozita e sheh përmes rrëzimit të Qeverisë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, ka thënë se janë duke i kërkuar nënshkrimet edhe të deputetëve të partive në pushtet.
Edhe subjektet e tjera opozitare “Vetëvendosje” dhe AAK-ja, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Por, Qeveria e Kosovës ndihet rehat, sa i përket iniciativës së opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, thotë se rrëzimi i Qeverisë nuk do të ndodhë.
Ka disa javë që Nisma për Kosovën ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.