Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkon nga qytetarët dhe bizneset që të mos ndotin ambientin me ndezje zjarri, kryesisht goma me rastin e festës së 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.
Kryetari Lladrovci, u bënë thirrje po ashtu edhe organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve që të jenë në terren për të respektuar Ligjin, pasi që këto veprime janë të ndaluara me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Njëkohësisht me një veprim ndalues të kësaj dukurie të trashëguar nga sistemet e kaluara (komunizmi) mbrohet edhe ambienti ynë ku jetojmë.", thuhet në njoftim.