Arbëri

Sot i jepet lamtumira Fetnete Ramosajt

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj.

Varrimi i Ramosajt do të behet në ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Fillimisht, prej orës 12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit në hollin e pallatit “Jusuf Gervalla” në Deçan.

në ora 13:00 do të mbahet mbledhje komemorative në sallën e këtij pallati.

Fetnete Ramosaj mbylli sytë përgjithmonë pasditen e së premtes.

Ajo ka qenë aktivist e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, si dhe pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare.

Gjithashtu, Fetnete Ramosaj ka raportuar për Agjencinë e Lajmeve "KosovaPress".