Arbëri

Raporti hetimor: Dy zyrtarë të IPK-së u suspenduan para 3 vjetëve pasi hetuan një “zyrtar të fuqishëm policor”

Descriptive Text

Drejtoresha e njësisë së Hetimeve Speciale në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe një hetues i lartë në këtë njësi sipas një raporti hetimor të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me funksionimin e Inspektoratit Policor të Kosovës janë suspenduar vetëm pse kanë pasur informata se një “zyrtar i fuqishëm policor” është i inkriminuar në një rast.

“Suspendimi i drejtoreshës dhe një zyrtari tjetër të Departamentit të Hetimeve Speciale dhe një zyrtari tjetër, si hakmarrje për hetimet që kjo drejtori ka zhvilluar ndaj një zyrtari të lartë policor të Drejtorisë se Krimeve Ekonomike, i cili rezulton se kishte ndikim të drejtpërdrejtë, të paligjshëm, në menaxhmentin e lartë të IPK-së. Zyrtarë e suspenduar vijojnë të jenë të suspenduar ende edhe pse kanë kaluar afër 3 vjet”, thuhet në raporti që e ka siguruar “Koha Ditore”.

Një raport hetimor i deputetëve të Kosovës, që është bërë në kuadër të kompetencave të Kuvendit për të mbikëqyrur ligjshmërinë e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka përmbledhur gjetje të cilat janë bazë për dyshime për vepra penale në këtë institucion e institucione të tjera të drejtësisë.

Në raportin ku njëra nga rekomandimet kryesore është shkarkimi i kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, disa nga institucionet e drejtësisë cilësohen si bashkëpunëtorë në veprime të ndryshme kriminale.

{gallery}