Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami që është duke raportuar para Komisionit Parlamentar për Arsim, ka thënë se gjatë punës së tij si ministër Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është stabilizuar, por sipas tij, sfidë mbetet cilësia.
“Arsimi i lartë është pasqyrim i realitetit që po kalojmë, por ka edhe progres. Arsimi i lartë publik është fokusuar në tri gjëra, siç janë ligjshmëria, standardet e cilësisë për pranim në universitete dhe përshtatja e programeve me tregun e punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Bajrami ka thënë se njëri prej shtatë universiteteve në Kosovë është konsoliduar ndërsa gjashtë të tjerët janë funksional. Si punë të mirë Bajrami e ka cilësuar stabilizimin e senateve.
“Te Universiteti i Prishtinës kemi pasur tensione me protesta për rektor të shkarkuar, por kemi krijuar stabilitet. Është zgjedhur rektori dhe është bërë stabilizimi. Për herë të parë këtë vit janë zvogëluar kuotat e studentëve, pasi kemi krijuar standardin e meritave dhe asnjë ankesë nuk ka ardhur deri më tani”, ka thënë Bajrami.
“Kam takuar të gjithë rektorët dhe ua kemi bërë me dije që ata të profilizohen në ato drejtime ku sjell përfitime për studentët. Sfidë mbetet cilësia. Inspektorati i arsimit do të specializohet në fushën e arsimit të lartë. Gjendja në arsimin publik është drejt stabilizimit. Sot asnjë institucion privat nuk quhet universitet, pasi kontrolli shtetëror ka bërë që të definohet statusi i tyre”.