Arbëri

Gjermania mbështet punën e AKK-së

Foto: AKK

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka pritur Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim, Havolli dhe Heldt diskutuam në lidhje me punën dhe sfidat e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Ambasadori Heldt, siç bën me dije AKK në një komunikatë për media, theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.