Arbëri

Shala premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Descriptive Text

Ministri i Tregtisë dje Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar gjatë ditës së sotme kompaninë "Hit Flores", e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e frutave malore, bimëve medicinale dhe kërpudhave.

Shala ka premtuar se do të jenë në mbështetje të prodhuesve vendorë, me qëllim që të forcojnë prodhimet vendore.

Shala përmendi se kjo kompani 97 për qind të këtyre produkteve i eksporton, ndërsa në punën e tij i ka të angazhuar mbi 4 mijë punëtorë të cilët e ndihmojnë.

"Të gjithë prodhuesve vendorë u garantoj përkushtimin tim, të Qeverisë së Kosovës, me qëllim që ta forcojmë sa më shumë prodhuesin tonë vendor. Ta rrisim kualitetin e prodhimeve tona vendore, e kjo pastaj do të na mundësojë një zhvillim më të mirë ekonomik në vendin tonë", tha ministri Shala.

Ndërkaq, Nuredin Bajrami, pronar i kompanisë "Hit Flores", tha se MTI i ka ndihmuar përmes panaireve ndërkombëtare që të lidhë marrëveshje me kompani ndërkombëtare.

"E falënderoj shumë për përkrahjen dhe për pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare që na mundëson sa më shumë mallrat për eksport për identifikimin e kompanive të tjera si në Gjermani, Francë dhe Zvicër, për identifikimin e kompanive dhe për kontrata të reja që jemi duke i bërë", tha ai.

Kreu i MTI gjatë ditës ka vizituar edhe kompaninë vendore "Meka".