Arbëri

Pacolli nga muzeu i gjenocidit në Ruandë, jep detaje për një muze në Prishtinë

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës, ku një vend i posaçëm i është kushtuar edhe dëshmive dhe fakteve të përpjekjes për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës në vendin tonë.

Pacolli ka shkruar në Facebook se ka iniciuar fillimin e implementimit të idesë së ndërtimit të Muzeut Kundër Gjenocidit në Prishtinë.

“Ky muze do të shërbejë në ndërgjegjësimin e botës së civilizuar kundër dhunës dhe shfarosjes, kundër masakrave, vrasjeve anekënd planetit. Populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne asnjëherë nuk do ti harrojmë ato vuajtje”, ka shkruar ai.