Arbëri

Sonte në “Puls” flet ministri i MMPH-së

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, të ftuar janë Fatmir Matoshi, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Zeqir Veselaj, ambientalist

A ka dështuar ministria e mjedisit në shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradave?

Sa para nga buxheti i janë marrë kësaj ministrie nga përmbaruesit privat?

A i mungojnë kapacitetet profesionale MMPH-së?

Pëlqimet mjedisore, lejet mjedisore, shpronësimet, problemet në shërbimin civil, etj?

Sa është numri i hidrocentraleve dhe a janë ilegalisht duke operuar?

A po rrafshohen bjeshkët e Kosovës nga gurëthyesit?

Pse nuk ka guxim ministria e ambientit t’i rrënojë ndërtimet në zonat e mbrojtura në Prevallë dhe Brezovicë?

A priten të rishqyrtohen shumë vendime dhe pëlqime mjedisore që janë ndesh me ligjin?

Për këto e më shumë, sonte në emisionin “Puls”, që në KTV transmetohet nga ora 20:00, kurse në TV ARTA nga 21:40.