Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për më të suksesshmit e garës së matematikës Kangaroo

Instituti ATOMI ka shpërblyer 70 nxënësit më të mirë të matematikës në Kosovë.

Ata u vlerësuan në garën ndërkombëtare te matematikë “Kangaroo”, e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë e organizuar nga Instituti “ATOMI”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shend Zhjeqi, nxënës i Gjimnazit të Matematikës në Prishtinë, ka arritur rezultat maksimal në këtë garë.

Ai shprehet shumë i lumtur për këtë arritje.

“Kangaroo” është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të ndryshme të botës dhe çdo vit marrin pjesë rreth 6 milionë nxënës nga e gjithë bota.

Zëvendësministri i Arsimit,Mevludin Krasniqi, premtoi përkrahjen e MASHT-it

për këtë kategori të nxënësve.

“ATOMI” dhe “KANGAROO” ka ndarë edhe Mirënjohje edhe për 7 Drejtoritë Komunale të Arsimit.


Përmbledhje e KTV-së për më të suksesshmit e... by kohanet