Arbëri

Mikiq zbulon “qëllimin e vërtetë të shkarkimit” nga Haradinaj

Ish- zëvendësministrja në Ministrinë e Drejtësisë Vesna Mikiq, siç njoftojnë sot medie serbe, ka treguar “arsyet” pse kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar atë posti, transmeton Koha.net

Versionin e vet të shkarkimit nga detyra ajo e ka treguar përmes një letre që e kanë publikuar medie të Beogradi.

Ka thënë se ajo nuk është shkarkuar për shkak se ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë ajo e kishte quajtur agresion.

Ka shtuar se arsye e shkarkimit është qëllimi i Haradinajt që t’i largojë nga institucionet përfaqësuesit legalë të serbëve që mendojnë me kokë të vet.

“Ky veprim tregon tendencën tuaj të hapët që të jeni të rrethuar nga serbë që për shkaqe personale, do të ndiejnë çdo ditë fyerjet dhe gënjeshtrat e juaja kundër njerëzve të mi, që do të flasin vetëm atë që ju lejoni. Prandaj, e vërteta është vetëm ajo që ju pëlqen dhe ajko që dëshironin ta dëgjoni“, ka shkruar Mikiq në letër në të cilën i është drejtuar edhe bashkësisë ndërkombëtar në Kosovë:

“Është koha e fundit që seriozisht të pyeteni nëse mbyllja juaj e syve ndaj padrejtësisë që populli im e vuan tash e 20 vjet, ka qëllimin që në shekullin 21, në zemër të Evropës moderne, të krijohet shtet një komb me tendenca që aspiratat e veta t’i zgjerojë edhe në shtete fqinje dhe që përkrahja e vendimeve të ngjashme jo humane, jo civilizuese e jodemokratike, është qëllimi i pranisë suaj në këtë territor”, ka shkruar ajo.