Arbëri

VV: Angazhimi i grave parakusht për të arritur barazinë edhe në vendimmarrje

Lëvizja Vetëvendosje thotë se angazhimi dhe kontributi i përbashkët i grave është parakusht për të arritur barazinë edhe në vendimmarrje.

Përmes një postimi në Facebook Vetëvendosje bën të ditur se ka mbajtur takime me gra në Mitrovicë dhe Besianë.

“Sot vazhduan takimet me anëtaret e reja në Mitrovicë dhe në Besianë. Në kuadër të fushatës së marsit, në Mitrovicë dhe në Besianë ka vazhduar zgjerimi i Lëvizjes. Radhëve të shumë grave dhe vajzave në Vetëvendosje, sot i janë shtuar edhe dhjetëra anëtare të reja duke e dinamizuar kështu organizatën. Në Mitrovicë anëtaret e reja u pritën nga deputetja Albulena Haxhiu, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi dhe drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në nivel qendre, Nazlie Hajdari”, thotë VV.

Kurse në Besianë, anëtarët e reja u pritën nga deputetja Saranda Bogujevci, anëtarja e kryesisë Tinka Kurti dhe nga drejtuesa e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në nivel Qendre, Doruntina Hasani.

“Në të dyja tubimet u tha se sa më shumë gra anëtare në Lëvizje, aq më shumë gratë vetëvendosin brenda organizatës, dhe se anëtarësimi, angazhimi dhe kontributi i përbashkët i grave është parakusht për të arritur barazinë edhe në vendimmarrje”, thotë VV.