Arbëri

Vuçiqi tregon pse Serbia s’e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është thirrur në Kosovën duke sqaruar se pse Serbia nuk mund ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë, transmeton Koha.net.

“Po ta bënim këtë tash, do të mundë të krijohej analogjia me Kosovën. Do të thoshin se po sipas këtij parimi edhe Kosova është e pavarur dhe pastaj ne më nuk kemi të drejtë të luftojmë për të më. Mendoj se çdo njeri normal në Rusi dhe në një shtet tjetër e kupton këtë”, ka thënë Vuçiqi për televizionin “Russia 24”, citon rts.

Lideri serb ka përsëritur disa herë se marrëdhëniet e Moskës me Beogradin mbeten të mira, se Serbia nuk do t’i përkrahë sanksionet kundër ruse dhe se ky qëndrim është i pandryshuar.

“Pa më thoni nëse Rusia ka ndonjë mik më të mirë i cili në kushte më të rënda ruan miqësinë dhe dashurin ndaj Rusisë dhe popullit rus. Më thoni cili është ai shtet dhe ku gjendet?”, ka pyetur Vuçiqi.