Arbëri

Pushteti përplas Kosovën me Perëndimin

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Përfaqësuesit diplomatikë të partnerëve strategjikë të Kosovës kanë rritur kritikat për abuzimin me detyrën në vend, në kohën kur pushteti ka shtuar padëgjueshmërinë ndaj këshillave të tyre. Shenja për përfitim të Serbisë nga një ambient i këtillë janë shfaqur të premten.

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon ta shpërfillë kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian për të pezulluar taksën prej 100 për qind ndaj importeve të Serbisë, pa të cilin veprim Beogradi zyrtar refuzon t’iu kthehet bisedimeve që synojnë mbërritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kërkesa për një marrëveshje të këtillë buron nga Strategjia e fundit për zgjerim në vendet e Ballkanit Perëndimor, e publikuar një vit më parë nga Komisioni Evropian. Dokumenti ia ka ofruar Serbisë 2023-n si vit të mundshëm anëtarësimi, por bashkë me këtë perspektivë ka bashkëngjitur kushtin që kërkon “të arrihet zbatimi i pakthyeshëm i marrëveshjes”, e cila “reflekton konsolidimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve”.

Por komisari për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë, të premten, në Beograd se ngecja në dialogun Serbi-Kosovë nuk bën të jetë arsye për ndalimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë... (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)