Arbëri

Edhe Kosnetti pajtohet me O’Connellin rreth deklarimeve të ambasadorit zviceran për veteranët e rrejshëm

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O'Connell i ka dhënë mbështetje ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se nuk është normale që qeveria e tij të investojë në projekte në Kosovë, e në ndërkohë qeveria e Kosovës paguan veteranë të rrejshëm.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Connell, transmeton Koha.net.

Me këtë deklaratë të O’Connellit është pajtuar edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Image