Arbëri

Konstatohet se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, citohet të ketë thënë Thaçi, në komunikatën për media nga presidenca.

Ndërsa komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mirë.