Arbëri

Sipas Vulinit, Ushtria e Kosovës “shkakton probleme serioze” për gjithë rajonin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, falënderoi ambasadorin rus në Beograd, Alexander Chepurin, për mbështetjen e Federatës Ruse për integritetin territorial të Serbisë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Vulin vlerësoi se situata në Kosovë është e ndjeshme dhe e vështirëson vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa Ushtria e Kosovës, siç është shprehur ai, “shkakton probleme serioze të sigurisë për të gjithë rajonin” dhe theksoi se Serbia do të sillet me përgjegjësi.