Arbëri

Parlamenti Evropian votoi sërish në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën

Foto: Reuters

Parlamenti Evropian edhe njëherë votoi në favor të liberalizmit të vizave për Kosovën.

Deputetët evropianë votuan me 331 vota për, 126 kundër dhe 12 abstenime.

Propozimi kishte nevojë për miratimin e Parlamentit dhe Këshillit, raporton KTV.

Vendimi për përjashtimin e kosovarëve nga liberalizimi i vizave megjithatë nuk prek pozitën individuale të shteteve të BE-së ndaj statusit të Kosovës.

“Qeveritë e shteteve anëtare të BE-së nuk përmbushën atë çfarë premtuan”, ka thënë në Parlamentin Evropian raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian dhe derisa shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsyeje”, tha ajo.