Arbëri

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Descriptive Text

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.