Arbëri

Është rritur numri i vrasjeve dhe i grabitjeve të armatosura

Foto: Ilustrim

Për gati 20 për qind është rritur numri i vrasjeve në vitin 2018, në krahasim me atë 2017. Kështu tha drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në kuadër të veprave të ndryshme penale kemi pasur një rritje të numrit të vrasjeve prej 18.51 për qind, ku kemi pasur 32 raste. Numri i vjedhjeve të lehta ka pasur rritje, ndërsa numri i vjedhjeve të rënda është zvogëluar. Gjatë 2018-s kemi ndaluar 4.231 persona apo 17 për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha ai, duke folur për raportin vjetor të Policisë së Kosovës për vitin 2018.

Ai ka folur edhe për statistikat në komunikacion, terrorizmin e dhunën në familje.

Nga deputetët e Komisionit është sfiduar me problemet me të cilat përballet Policia e Kosovës.

Statistikat për aksidentet në komunikacion, sipas Qalajt, japin zvogëlim të numrit të aksidenteve në komunikacion, shkruan sot Koha Ditore.

“Duam të dimë se si ka reflektuar Policia e Kosovës ndaj zyrtarit policor në Drenas dhe ndaj zyrtarit policor që thuhet se ka abuzuar me rastin e djalit të Shpend Maxhunit”,është pyetur Qalaj nga deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Kreu i Policisë tha se për rastin në Drenas ka qenë rekomandim i Inspektoratit Policor që për momentin të mos bëhet asnjë lëvizje në këtë stacion. Sipas tij, kjo lidhet me faktin që, siç ka thënë ai, nuk është duke u hetuar vetëm polici Vesel Veseli... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)