Arbëri

Bajrami thotë se mirëbesimi politik mund ta zgjidhë konfliktin për anëtarë në KQZ

Arsim Bajrami, nënkryetar i PDK-së, ka thënë se partitë politike është dashur të merren vesh para arritjes së koalicioneve parazgjedhore për përfaqësim në KQZ, ndërsa pas problemeve të fundit, si zgjidhje, ai e sheh mirëbesimin politik.

Pas më shumë se një vit jofunksionaliteti, presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se do të bëjë dekretimin e anëtarëve të Këshillit Qendror Zgjedhor të enjten.

Nga ndarja në KQZ të pakënaqur kanë mbetur AAK-ja, Nisma e PSD-ja që mund të mbesin pa anëtarë për shkak të largimit nga “grupi i origjinës”. AAK-ja dhe Nisma kanë formuar grupe parlamentare të reja edhe pse në zgjedhje fituan si PAN, ndërsa PSD-ja formoi grupin pas largimit nga Vetëvendosje. Këto parti kanë paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojnë në Kushtetuese. Madje, shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi, ka kërcënuar koalicionin qeverisës se do ta çojnë vendin në zgjedhje të reja, nëse nuk do të kenë përfaqësues në KQZ.

Përplasje për KQZ-në, tash AAK-ja, Nisma e PSD-ja e dërgojnë Thaçin në Kushtetuese

Në Rubikon të KTV-së, Bajrami ka thënë se “brenda koalicioneve është dashur të hapej ky debat më herët dhe se tani kërkohet njëlloj mirëbesimi”.

Ai ka thënë se ligji nuk po e rregullon mirë këtë çështje.