Arbëri

Haradinaj takon ambasadorin bullgar në largim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin bullgar në largim, Nedialtcho Dimitrov Danatchev.

Haradinaj ka vlerësuar përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik, derisa ka thënë se ajo vazhdon të jetë përkrahëse e fuqishme edhe në procesin e integrimit në BE.

“Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atalantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE. Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se me ambasadorin kanë folur edhe për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast i kanë uruar fat të dy kombëtarëve.

“Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sontme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast i dëshiruam fat të dy kombëtareve”, ka thënë ai.