Arbëri

Veseli: Kuvendi do të marrë vendim të duhur për kazinotë

Foto: Koha

Kadri Veseli, kyetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë se të gjitha partitë politike janë të gatshme për një iniciativë të mirë për mbylljen e lojërave të fatit e të mashtrimit që po dëmton fëmijë, po dëmtohen bashkëshortët, po dëmtohen familjet, e këto janë kazinotë, raporton KTV.

“Fati i qytetarëve nuk janë lojërat e fatit por zhvillimi ekonomik. Ajo çka është si mesazh është se lojërat e fatit duhet të dalin jashtë qendrave të banimit për të mos thënë të mbyllen të gjitha. Kuvendi do të marrë vendimin e duhur për ta gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje”.

Kështu ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pas mbledhjes së 49 nënshkrimeve të deputetëve kundër lojërave të fatit për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në kuvend kushtuar lojërave të fatit.

Në Kosovë brenda pak dit, në dy kazino kanë ndodhur dy vrasje, një Suharekë dhe në Lipjan.