Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA do hetime dhe llogaridhënie për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër sulmet e dhunshme ndaj anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), thonë se kryeparlamentari i ri do të ketë mbështetjen e tyre të plotë për t’i ndihmuar Maqedonisë të ecë përpara në rrugën evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dhuna nuk ka vend në proceset demokratike. Shprehim keqardhjen tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë për të siguruar sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë me detaje sulmin dhe të kërkohet llogari nga ato që shkaktuan dhunën”, thuhet në qëndrimin e DASH, përrcjell kp.

Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha partitë që ta ruajnë qetësinë dhe t’i respektojnë ligjet dhe proceset demokratike në Maqedoni.