Arbëri

Temperaturat në Shqipëri sot shkojnë deri në 25 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Mjegull / mjegullinë parashikohet në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare të detit Jon do të ketë erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s, përcjell ATSH.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.