Arbëri

Sot seanca e jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit

Foto: Koha

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. Seanca pritet të mbahet në orën 11:00.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Koha.net dje ka siguruar faksimilet e thirrjes së seancës me nënshkrimet e deputetëve, ku munguan nënshkrimet e AAK-së dhe Nismës.

Vetëm AAK e Nisma nuk nënshkruajnë kërkesën e seancës për mbylljen e kazinove

Por pak më vonë, ata kanë thënë se do të marrin pjesë në seancën e sotme, ndonëse, nënshkrimet si kishin dhënë.

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Edhe Nisma thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Seanca e jashtëzakonshme për kazinotë do të mbahet pas dy vrasjeve që ndodhën brenda pak ditësh në kazinotë në Suharekë dhe Lipjan.