Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Gjatë takimit, u bisedua për progresin në Kosovë dhe avancimin e proceseve eurointegruese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rrugën evropiane.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa veçoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar edhe përmbushjen e të gjitha kritereve që i takojnë Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe rezultatet evidente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Isa Mustafa foli edhe për prioritetet e mëtejshme të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, shprehu mbështetjen e BE-së për progresin në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat e deritashme.